Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Për një turizëm shumëformësh dhe gjithëvjetor në Lumin e Vlorës?.
Panairi me produkte blegtorale dhe ushqim tradicionale të zonës nuk ka kaluar pa vëmendje, pasi të pasura me resurse natyrore, prodhime të fushës, mishit dhe nënproduktet e tij por edhe në trashëgimi kulturore, 37 fshatrat e Lumit të Vlorës janë një destinacion për tu eksploruar dhe shijuar.
Ky ka qenë edhe qëllimi i organizimit të këtij panairi, i cili ka sjellë në këto fshatra edhe përfaqësues të turizmit nga veriu i vendit për shkëmbime reciproke.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, vuri në dukje rëndësinë e promovimit të burimeve të zonës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lumi-i-vlores-37-fshatra-ekspozojne-produktet-tradicionale/