Drilon Niko, 30-vjecari që grabiti një kazino mbrëmjen e së enjtes, është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Report TV ka siguruar videon kur Drilon Niko futet në brendësi të një kazinoje në Tiranë dhe kontrollon për lekët.
Është ora 23:08:10 sekonda kur 30 vjecari i afrohet banakut të kazinos. I veshur me një bluzë të kuqe, në dorën e djathtë mban një thikë, Niko kontrollon sirtarët për lek, ndërkohë që konsumon edhe një cigare.
Për 40 sekonda Drilon Niko, kontrollon të gjithë sirtarët, arrin të marrë lekët që ndodhen në sirtarin e banakut dhe më pas largohet pa u shqetësuar nga askush.
Bie në sy fakti se Drilon Niko ka qënë mjaft i qetë gjatë gjithë kohës kur ka kryer grabitjen dhe mendohet se më herët ka konsumuar lëndë
Më herët ai kishte kërcënuar me thikë punonjësin e kazinos dhe është larguar me shpejtësi.
Por vetëm pas pak minutash policia e Tiranës e ka arrestuar 30-vjecarin, pasi kishte marrë informacion për grabitjen.