TIRANE-Ka përfunduar mbledhja e KLD në drejtimin e Presidentit Ilir Meta. Mbledhja ka zgjatur për rreth 2 orë, ndërsa mungonin tre anëtarë, dy prej të cilëve janë zgjedhur në organet e reja të drejtësisë.
Në mbledhje u diskutua për shqetësimin e gjyqtarëve për procesin e rivlerësimit dhe dhunën ndaj grave, nisur nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi.
Këshilli shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij brenda kornizës ligjore në fuqi në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.
Në përfundim të mbledhjes Presidenti Ilir Meta deklaroi për mediat se ka vullnet për të bashkëpunuar me institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen.