Report TV - Hoxha: KLD ndihmë komisioneve për vlerësimin e gjyqtarëve

2018-05-02 9

Pas mbledhjes ka folur për mediat edhe gjyqtari Gerd Hoxha, kryetari i Bordit Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve.

Hoxha theksoi se KLD diskutoi për shqetësimin e gjyqtarëve për procesin e rivlerësimit, ndërsa sipas tij shprehu gatishmëri për të dhënë ndihmesën e saj për komisionet.

?Nën drejtimin e Presidenti, KLD diskutoi një relacion të përgatitur nga Inspektorati. KLD shprehu gatishmëri për pikë kontakti për të dhënë ndihmesën e tij për të përgatitur aktet e duhura për të rregulluar modalitetet.

KLD në këtë moment tranazicioni, shpreh gatishmëri për të dhënë ndihmën për komisionet, që procesi i vlerësimit të gjyqtarëve të vijojë sa më shpejt dhe shqiptarët do të ndihen më të mirë dhe gjyqtarët më të lirë nga presioni.

Fushë e pashkelur si duhet përgatitur, KLD ka përgatitur si mund të veprohet me testimin e gjyqtarëve, koha e vlerësimit, mënyra dhe gjërat e tjera? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange