TIRANË- Një person ka grabitur një kazino nën kërcënimin e thikës gjatë natës.
Drilon Niko 30 vjeç ka kërcënuar punonjësin e kazinosë në kryeqytet duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Por arratia e autorit ka zgjatur shumë pak, pasi pas identifikimit nga kamerat e sigurisë dhe dëshmisë së punonjësit, pasi nuk ka qenë i maskuar, Niko u vendos në pranga.
Ndërkohë që po hetohet nëse autori ka kryer grabitje të tjera në Tiranë.
Drilon Niko akuzohet për dy vepra penale vjedhje me dhunë dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.