TIRANË-Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në drejtimin e Presidentit Ilir Meta.
Mbledhja ka në rendin e ditës 7 pika, ndër të cilat procesi i Vettingut në Reformën në Drejtësi, por edhe cështja e urdhrit të mbrojtjes së grave, nisur nga rasti i vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi.
Në mbledhje po diskutohet në lidhje me pengesat e hasura në zbatimin e ligjit të vettingut, pasi ka një sërë problematikash e ankesash të shfaqura edhe nga vetë gjyqtarët e prokurorët.
Pika e dytë ka të bëjë me verifikimin e procedurave për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes, e përkatësisht për gjyqtaren e vrarë Fildes Hafizi, ndërsa pika e tretë ka të bëjë me të ndjerën Liliana Ruko e cila u hodh nga ballkoni nga bashkëshorti, Ferdinad Ruko, për të cilin gjykata një ditë më parë kërkoi 35 vite burg.