Ora News – Lotaria amerikane, aplikimet nisin më 3 tetor deri me 7 nëntor

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe këtë vit shtetasit shqiptarë do të mund të provojnë fatin me lotarinë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se aplikimet do të nisin më 3 tetor dhe do të përfundojnë më 7 nëntor. Në dispozicion janë 50 mijë viza, ndërsa Shqipëria nuk mund të fitojë më shumë se 7% të totalit të të gjithë vizave.
Një lajm i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se edhe për këtë vit do të mund të aplikohet për lotarinë amerikane.
Në dipozicion janë rreth 50 mijë viza, ndërsa lajmi konfirmohet në një kohë kur ishin shtuar zerat se lotaria do të anulohej.
Dy senatorët amerikanë Tom Cotton si dhe David Perdue propozuan muaj më parë një legjislacion që do të reduktonte numrin e emigrantëve më SHBA.
Por njoftimi i Departamentit Amerikan të Shtetit hedh poshtë çdo aludim.
Vizat do të shpërndahen mes gjashtë rajoneve gjeografikë dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lotaria-amerikane-aplikimet-nisin-me-3-tetor-deri-me-7-nentor/