Ora News - Çipa: Marrëdhëniet me Greqinë të mprehta dhe më të ftohtat në dekada

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e Ora News, ka deklaruar se tri janë problemet më të mëdha të qeverisë Rama, kur përveç largimit të të rinjve dhe punësimit, renditet edhe marrëdhëniet me Greqinë. Sipas tij, marrëdhëniet me fqinjin jugor janë më të ftohtat vitet e fundit dhe më të tendosura gjatë gjithë tranzicionit.
Pjesë nga deklarata:
Çipa: Problemi më i madh është që të verifikohet largimi i të rinjve nga Shqipëria. Zbrazja e vendit është një realitet potencial. Duhet qeveria që të pasqyrojë një tablo reale të tendencës së emigracionit të të rinjve shqiptarë. Së dyti, mbetet sfidë e patejkalueshme e qeverisë Rama, që ka të bëjë me punësimin. Shqipëria është ndër vendet me papunësi të lartë. Dhe problemi i tretë, është ai i një çetimi i relacionit diplomatik me fqinjët ku është parë një tendosje apo ngritje dhe këtu kam parasysh Greqinë. Relacionet e dy qeverive edhe pse kanë qenë të majta, janë të ftohta. Një staniacion të tillë nuk është përjetuar as në momentet më të mprehta në tranzicionin post-komunist.
Ka tri dekada që shteti grek është mundur të institucionalizojë një minoritet të munguar etnik grek në Himarë. Kjo është një përpjekje që ka një zanafillë të hershme historike gati në 100 vjet këmbëngulje të shtetit grek. Pas tranzicionit post-komunist, ky objektiv grek kaloi përmes disa nismave dhe sipërmarrjeve të financuara dhe të investuara në shumë plane. Nënkuptoj përpunimin dhe indoktrinimin e një bindjeje grekësie që ka një pjesë e komunitetit që ka emigruar në Greqi në këtë periudhë nevoje sociale. Në periudhën e fundit, pra në atë që ka filluar me qeverinë Rama ka një ngatërresë. Mbajtja në kalenda për më shumë se 27 vjet çështja e pronësisë janë çështje diabolike që i kanë shkaktuar kosto shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër i kanë krijuar favore palës greke në kancelaritë ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cipa-marredheniet-me-greqine-te-mprehta-dhe-me-te-ftohtat-ne-dekada/

Free Traffic Exchange