Opinion - Shperthimi i Sali Berishes! (13 shtator 2017)

2018-05-02 0

Në fillim të emisionit Opinion, sonte, Blendi Fevziu ka lëshuar një batutë në adresë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pikërisht përgjatë momentit kur pyeti drejtuesin e portalit ?Syri.net?, gazetarin Çim Peka në lidhje me intervistën e zhvilluar mbrëmjen e sotme me ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në kohën kur Peka po tregonte një bisedë në telefon me ish-kryeministrin Berisha, pas hapjes së fushatës së opozitës në qytetin e Fierit, kur ish-kreu i PD-së i kishte telefonuar dhe i kishte thënë se fjalimi i mbajtur nga Lulzim Basha në Fier, sipas tij, ishte më i miri që kreu i PD-së kishte mbajtur deri tani. Peka tregoi se Berisha mendonte se nëse Basha vazhdon me këtë ritëm, për 10 ditë, Rama do mbyllej në shtëpi. Ka qenë pikërisht ky moment, që drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu ka ndërhyrë me një batutë, duke thënë: Se nuk e di Berisha që Rama nuk ka pasur shtëpi prej 20 vitesh?

I ftuar në emisioni ?Opinion?, Fitim Zekthi, editorialist ne gazetën Mapo është shprehur se deklaratat që Berisha bëri ditën e sotme janë një mbështetje për Bashën. Ai tha më tej se Berisha ka folur si një demokrat i vërtetë: ?Berisha ka folur si një demokrat i madh. Berisha ka folur si një demokrat vërtetë i rëndësishëm, siç e ka treguar në këto 27 vite që është një partiak i Partisë Demokratike. Berisha ka thënë në terma të tjera që konflikti është mbyllur. Ata që e kanë pritur me një lloj ankthi këtë pozicionim të Berishës janë të zhgënjyer nga Berisha. Sepse Berisha nuk ka marrë anën e kritikëve. Berisha nuk ka mbështetur asnjë prej kritikëve të zotit Basha?, u shpreh Zekthi.

Ish-kryetari i Departamentit të të Përndjekurve në PD, Tomor Alizoti, sonte, ka deklaruar se Lulzim Basha është një person që ka vdekur politikisht. Referuar intervistës së dhënë për ?Syri.net?, të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, lexohej se qëndrimi i tij ndaj Lulzim Bashës ishte kritik. ?Berisha nuk mund të thoshte merreni Bashën dhe nxirreni nga zyra. Këtë nuk mund t?a thotë dot?, tha Alizoti.

Gazetari Çim Peka, sonte, deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërtoi një fabul të rremë, ku shiti çadrën si lëvizje popullore, por që nuk u bë kurrë e tillë; ajo mbeti thjesht një lëvizje militanteske. Sipas tij, Basha nuk kishte arsye të sillej si një lider popullor, kur nuk arriti dot të bëhej i tillë, pavarësisht konsulencës së ?këshilltarëve mizerabël?, (term i përdorur nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në intervistën e dhënë sonte për Syri.net) që i mbushen mendjen se je shndërruar në një lider të ngjashëm. Këtë deklaratë, Peka e bëri sonte në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ndërsa shtoi se një lëvizje militanteske që nuk shndërrohet dot në një lëvizje popullore, nuk ka arsye të sillesh as me listat dhe as në fushatë si një lider i një lëvizje popullore, kur një gjë e tillë nuk ndodhi. ?Duhet ta pranojmë, opozita gënjeu vetveten, kjo ishte logjika e tij. Ata që e mësuan në këtë fushatë që ai të mashtronte veten që një lëvizje militantes...