Ora News – BE: Me ndryshimin e ligjit për partitë u shkel kodi zgjedhor

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Bashkimin Europian ndryshimet në ligjin e partive politike para zgjedhjeve parlamentare bien në kundërshtim me reformën zgjedhore. Kreu i Zyrës së Këshillit Europian si dhe kreu i Operacioneve në Delegacionin e BE në Shqipëri kërkuan përfundimin në një kohë sa më të shpejtë të reformës zgjedhore.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri si dhe Këshilli Europian i konsideruan ndryshimet e bëra në ligjin për partitë politike, para zgjedhjeve parlamentare në kundërshtim me kodin zgjedhor.
Në tryezën për financimin e fushatës zgjedhore, Kreu i Këshillit të Europës, Klaus Neukirch, bëri thirrje per miratim sa të më të shpejtë të reformës zgjedhore.
Klaus Neukirch: Ndryshimet në ligjin për partitë politike një muaj para zgjedhjeve janë në mospërputhje me kodin zgjedhor. Rekomandimet e Instrumentit Horizontal të Bashkimit Europian nuk janë zbatuar plotësisht. Reforma zgjedhore duhet të ecë përpara dhe duhet të jetë një paketë gjithëpërfshirëse, e realizuar me dialog dhe kompromis, duhet të merren parasysh edhe rekomandimet nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR si dhe Komisioni i Venecias.
Ndërsa Kreu i Operacioneve në delegacionin e BE në Shqipëri, Stephan Storka, tha se duhet t`i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë për partitë politike që konstatohen në shkelje të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-me-ndryshimin-e-ligjit-per-partite-u-shkel-kodi-zgjedhor/