Ora News – Bushati: Shpejt mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, Pacolli: Në Korçë!

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli e ka zhvilluar në Tiranë.
Homologu i tij Ditmir Bushati tha se mbledhja e radhës e dy qeverive do të zhvillohet shumë shpejt, duke shtuar se shpresonte brenda këtij viti. Kryediplomati kosovar tha se kishte propozuar që mbledhja e dy qeverive të zhvillohej në Korçë.
Pjesë nga deklaratat:
Bushati: Për ne, Kosova është partner strategjik dhe duhet ta thellojmë këtë marrëdhënie jo thjesht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mundësisht brenda këtij viti, por eliminimin e të gjitha barrierave që ekzistojnë në fushën tregtare.
Kemi diskutuar edhe për sa i përket nevojës për racionalizimin e forcave, burimeve njerëzore në përfaqësimin diplomatik. Ka tre praktika të mira, Milano, Bari dhe Mynihu. Ne do ta zgjerojmë këtë praktikë.
E ftova zt.Pacolli edhe për një aktivitet që do të bëjmë së shpejti për diplomacinë ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-shpejt-mbledhja-e-qeverive-kosove-shqiperi-pacolli-ne-korce/

Free Traffic Exchange