?Shkolla e Baletit? në Tiranë do të rikthejë ditën e nesërme të gjithë balerinët profesionistë për të performuar në 60-vjetorin e kësaj shkolle.
E ftuar në emisionin ?Rudina?, Blerina Arbana, drejtoresha e Shkollës së Baletit e cila ka studiuar në këtë shkollë, sot drejtuese e këtij institucioni tha se nesër do të mbahet një mbrëmje gala ku do të performojnë balerinë të cilët kanë dalë nga ajo shkollë.
?Baleti është arti më human ku trupi dhe shpirti bashkohen në shërbim të së bukurës? tha Arbana.