Report TV - Zguri: Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan arritje, s'pati kontestime

2018-05-02 0

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , Klement Zguri mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët ?Monitorimi i Financimit të Fushatës Zgjedhore?.

Në fjalën e tij kreu i KQZ-së theksoi se këto zgjedhje shënuan arritje të mirëfilltë të paktën në disa drejtime të rëndësishme.

?Pas shumë kohësh, këto zgjedhje u menaxhuan me frymën e bashkëpunimit dhe larg kontroversitetit tipik politik. Këtë herë klima politike prodhoi ?mot të mirë? për KQZ-në, por dhe KQZ ishte në lartësinë e duhur. Pas shumë kohësh, në këto zgjedhje mungoi kontestimi procesual. Procesi u zhvillua në rregullshmëri të plotë administrative, vendimmarrja e KQZ-së u njoh dhe pranua gjerësisht si e ligjshme dhe e drejtë, rezultati përfundimtar u respektua nga të gjitha palët, si i pakontestueshëm ligjërisht. Kjo arritje është faktori më i mirë për rritjen e autoritetit të KQZ-së, por sidomos për rritjen e besueshmërisë tek zgjedhjet?, tha Zguri.

Sipas kreut të KQZ, ?për herë të parë në këto zgjedhje u realizua monitorimi i financimit dhe shpenzimeve të fushatës gjatë zhvillimit të saj, ndryshe nga më parë, kur bëhej vetëm auditimi i fondeve dhe shpenzimeve pas përfundimit të fushatës".

Free Traffic Exchange