Ora News – Lezhë, inspektorët e AKU kontrolle për sigurinë ushqimore

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë, kanë nisur kontrollet pranë gjithë shkollave, kopshteve e çerdheve në qark për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore që tregtohen për fëmijët. Ata thonë se nuk do të ketë tolerime për subjektet në shkelje të kritereve dhe kontrollet do të shtrihen gjatë gjithë vitit arsimor.
Fillimi i vitit të ri shkollor ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Lezhë. Prej dy ditësh inspektorët e AKU-së kanë dalë në terren duke kontrolluar të gjitha subjektet që tregtojnë produkte pranë ambjenteve të shkollave, kopshteve dhe çerdheve në të gjithë territorin e qarkut. Drejtori i Autoritetit Kombetar të Ushqimit në Lezhë, Lek Prendi thotë se nuk do të ketë tolerime për subjektet që nuk plotësojnë kriteret, ndërkohë që masa do të merren edhe ndaj inspektorëve që nuk e kryejnë detyrën siç duhet.
Prendi: Operatorë biznesesh operojnë shumë afër dyerve të shkollave. Disa janë edhe brenda territorit ushqimor. Kjo nuk është punë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por na vështirojnë shumë punën se ka edhe fokusim të popullatës në këto pika.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-inspektoret-e-aku-kontrolle-per-sigurine-ushqimore/

Free Traffic Exchange