Ora News – Elbasan, investim 2.8 mln lekë në Kalanë e qytetit

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë rrugë të kalasë së Elbasanit do të rehabilitohen ndërsa ka nisur zbatimi i projektit të bashkisë që vjen në ndihmë të banorëve por edhe të turizmit. Qytetarët thonë se projekti është i vonuar por i domosdoshëm, pasi edhe ata vetë ndiheshin keq kur shihnin vizitorët që e kishin vështirë të ecnin në rrugët e këqija të kalasë, që përbën një attraksion turistik për Elbasanin.
Në kalanë e Elbasanit ka nisur zbatimi i projektit prej 2.8 milionë lekësh për rehabilitimin e rrugëve, investim i bashkisë.
Bashkia e Elbasanit ka nisur rehabilitimin në 5 prej rrugicave të vjetra në lagjen ?Kala?. Ky investim do kapë vlerën e 2.8 milionë lekëve të reja. Investimi pritet që të ketë një atraksion edhe për turistët, por jo vetëm.
5 rrugë të Kalasë që mbart në vete histori do të rehabilitohen në rimodelimin e Kalldrëmit, sinjalistikës dhe ndricimit. Për banorët e lagjes më të vjetër në Elbasan, asaj Kala, ky është një investim i vonuar por mjaft i domosdoshëm. Ata thonë se ndjeheshin keq kur shihnin turistët që ecnin me vështirësi në rrugët e Kalasë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-investim-2-8-mln-leke-ne-kalane-e-qytetit/

Free Traffic Exchange