Ora News – Polici i Kavajës dekonspironte hetimet tek hajduti i makinave

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një inspektor i policisë i Kavajës është arrestuar pasi akuzohet se ka dekonspiruar proceset hetimore lidhur me një person i cili ishte në hetim për vjedhje me pasoja të rënda.
Në pranga është vënë shtetasi Engrid Hënaj, i cili mësohet se komunikonte në telefon me Fatjon Lilën në hetim nga Prokuroria e Kavajës
Telefonatat me te hetuarin- Lila ishte në hetim pasi dyshohej se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin vjedhur tre automjete në një kompleks magazinash në Kavajë.
?Në komunikimet telefonike ndërmjet tyre, punonjësi i Policisë ishte i pari që e informoi se emri i Fation Lilës ishte ndër të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e automjeteve? informon prokuroria.
Gjithashtu, punonjësi i policisë, Ergrid Hënaj e kishte informuar që ndaj tij kishte dalë masa e sigurisë ?arrest me burg?.
?Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ai komunikonte shpesh me një punonjës policie, i cili më pas rezultoi se ishte Engrit Hënaj. Ky i fundit e informonte të kërkuarin që në fazat e para të hetimit për vjedhjen, pra që në momentin kur ndaj tij nuk kishte dalë akoma masa e sigurimit.? informon prokuroria.
Pas arrestimit të Fatjon Lilës (më 25 gusht 2017) Prokuroria vijoi hetimet për të zbuluar se kush ishte personi që e kishte informuar atë kohës që ai ishte në arrati.
?Në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se ai ishte shtetasi Engrit H., I cili ishte punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.? vijon prokuroria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dekonspironte-veprimet-e-policise-arresohet-inspektori/

Free Traffic Exchange