Ora News – PS kundër krijimit të grupit parlamentar nga PR: Antikushtetuese

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tentativa e Partisë Republikane për të krijuar një grup të katërt në parlament, duke huazuar deputetët nga Partia Demokratike, ka gjetur kundërshtinë e Partisë Socialiste. Kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla, tha se kërkesa nuk është në frymën e Kushtetutës, ndërsa i është drejtuar me një shkresë këshillit për rregulloren, ku kërkon një intereprtim.
Partia Socialiste kundërshton kërkesën e Republikanëve për të krijuar një grup të ri parlamentar, duke huazuar deputet nga Partia Demokratike.
Kryetari i grupit, Taulant Balla, i është drejtuar me nje kërkesë Këshillit për Rregulloren, mandatet dhe imunitetet, ku i kërkon interpretim, pasi e cilëson këtë antikushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren.
Balla: Ka një kërkesë nga një grup deputetësh që përbëhet nga deputetë të Partisë Demokratike sipas vendimit të KQZ-së për të krijuar një grup parlamentar të Partisë Republikane i cili në vlerësimin tim nuk është në frymën qoftë të Kushtetutës apo rregullores së Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-krijimit-te-grupit-parlamentar-nga-pr-antikushtetuese/