Vrasja e Gazmend Çollakut, mbërrin ekspertiza që zbardh itenerarin e autorëve

2018-05-02 0

Prova, e cila po mban pezull gjyqin ndaj Denis Shtazës, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut gati dy vite me parë në Durrës ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ekspertiza e GPS të mjetit me cilin dyshohet se u transportua viktima ka ardhur nga Gjermania. Por togat e zeza nuk e morën në administrim ekspertizën, me argumentin se mungonte një letër konfirmimi nga Ministria e Drejtësisë.

Për këtë shkak, seanca e ardhshme u caktua në datën 21 Shtator, ku pritet të zbardhet rrugën që ka bërë mjeti Benz, ditën kur u rrëmbye dhe u vra Gazmend Çollaku.

I pandehuri dhe avokatët mbrojtës mohojnë akuzën.

Sipas tyre, mjeti që ka rrëmbyer Çollakun në 6 Janarit e vitit 2016 është një Audi dhe jo Benz. Kjo sipas tyre konfirmohet nga kamerat e sigurise filmimet e të cilave, mbrojtja kërkon të shfaqen ne gjyq. I bashkëpandehur në këtë proces ka qenë dhe ish - polici Ervin Dalipaj, i cili u vra në muajin Prill në një atentat në Sukth, sëbashku me Juxhin Dautajn.

Tv Klan