Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë.
Nga aksidenti ka humbur jetën një person me inicialet H.A, i cili ishte pasagjer në makinë, ndërsa një tjetër është plagosur drejtuesi i mjetit me inicialet A.S.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Poçem, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku pritet të zbardhë dhe shkaqet e aksidentit.