Rama: Qeveria, marrëveshje me grupin parlamentar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët socialistë kanë marrë në duar marrëveshjen që duhet të nënshkruajnë me qeverinë. Sipas kryeministrit Rama, bëhet fjalë për një dokument që sanksionon rregullat për një fuqi qeverisëse dhe komunikuese me publikun si asnjëherë më parë.

?Platforma e bashkëqeverisjes, do të jetë një mekanizëm i gjallë njerëzish që do ta përdorin atë për të realizuar dhe bërë të mundur implementimin e tre pikave kyçe të dëgjesave publike: Pastrim shërbim, dhe ndëshkim.?


Para deputetëve socialistë Rama theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së lidhjeve me qytetarët. Ndaj ai tha se një herë në vit, qeveria do të zhvillojë mbledhje në një qark të caktuar.

Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, deri më tani i mbetur jashtë çdo posti qeveritar apo edhe në parlament, rikthehet në parti me një detyrë të rëndësishme.

Kryeministri bëri me dije një risi në jetën legjislative. Qeveria do raportojë në Parlament edhe kur thirret nga qytetarët.

Në fund të mbledhjes, shefi i ekzekutivit kërkoi nga deputetët të dhurojnë gjak. Kërkesë të cilën e shoqëroi me një togfjalësh thumbues.

Kryesia e PS-së ka vendosur që në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor, të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare, ku do të zgjidhen organet e reja drejtuese të partisë. PS ka caktuar edhe drejtuesit e komisioneve parlamentare. Ulsai Manja tek Ligjet, Mimi Kodheli te Komisioni i Jashtëm, Erion Braçe tek Ekonomia, Ermonela Felaj tek Siguria dhe Eduard Shalsi drejtues i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese. Vasilika Hysi u vendos në postin e nënkryetares së Kuvendit.

Free Traffic Exchange