Ora News - Rama dhuron gjak, Basha: Po kthen gjakun e vjedhur shqiptarëve

2018-05-02 0

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka mjaftuar një shprehje metaforike e kryeminsitrit Rama për të ndezur replikën mes tij dhe kreut të opozitës Basha. Gjatë mbledhjes së grupit socialist, Rama ftoi deputetët të dhurojnë gjak, në këtë mënyrë edhe imazhi i politikanit që pi gjak përmirësohet, por për Lulzim bashën, kjo shprehje nuk është metaforë kur vihet re që qytetarëve u mungojnë vitin e fundit 1.5 miliarde dollarë, të shpërdoruara nga kjo qeveri.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ftoi ministrat të dhurojnë gjak. Duke përdorur metaforën, Rama tha se kjo do të ndihmojë në imazhin e politikanit nga njerëz që pijnë gjak, në n jerëz që japin gjak.
Edi Rama: I kam kërkuar kryetarit të grupit të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe deputetëve.
Edhe mirë bën nga pikëpamja e imazhit të deputetit para popullit se balancon idenë se ne vetëm pimë gjak, dhe krijon idenë se ne mund të japim gjak. Do ta bëjmë në kryeministri dhe në fund duke parë sa gjak mungon do i marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS-së ndaj institutit të dhurimit të gjakut.
Por kjo deklaratë është shfrytëzuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim basha, i cili ka thënë se 1.5 miliardë dollarët që i mungojnë qytetarëve vitin e fundit, bën që shprehja që përdori kryemnistri të mos jetë metaforë.
Basha: Tallet me gjakun e shqiptarëve. Ta dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. Rama 1 i ka marrë shqiptarëve 1. 5 miliardë dollarë sipas shifrave zyrtare të institucioneve publike, para që janë abuzuar, shpërdoruar dhe vjedhur. Tani po kthen këtë gjak të vjedhur shqiptarëve. 1.5 miliardë të vjedhura nga Rama 1 dhe anëtarët e tij që janë prap anëtarë të Rama 2.
Basha tha se nga kjo qeveri shqiptarët nuk mund të jenë më mirë sepse ky kabinet qeveritar sipas kreut të opozitës është shndërruar në një agjenci ekskursionesh

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-dhuron-gjak-basha-po-kthen-gjakun-e-vjedhur-shqiptareve/