Report TV - ​Në ndihmë të fëmijëve, Rama e stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak

2018-05-02 1

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut vijoi sot, në mjediset e Kryeministrisë, ku për të katërtin vit radhazi, stafi i institucionit dhuroi gjak për fëmijët në nevojë për të.

Dhurues i rregullt i gjakut prej 17 vitesh, Kryeministri Edi Rama apeloi sot, edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, si prind, si qytetar e më pas si kryeministër, për organizimin e një seance të dhurimit të gjakut nga deputetët, si akt sensibilizues për shpëtimin e jetës.

?Do të kërkoja angazhimin e gjithkujt prej jush. Besoj që çdo prind këtu do ta kuptojë këtë që do të them. Ne, në kryeministri kemi bërë çdo vit dhurimin e gjakut. Është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Siç kanë treguar edhe vitet e tjera, kur ka një lloj aktiviteti sensibilizues dhe ka një rritje të dhurimit, kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe të deputetëve" ka thënë Rama.