Apeli i Institutit Arkeologjik - Propozimi i ri për Piramidën: Të bëhet Muze Kombëtar Arkeologjik

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e një muzeu por edhe një laboratori për përpunimin e objekteve arkeologjike mund të vërë në pikëpyetje serioze gjurmët e disa periudhave mesjetare në vendin tonë. Instituti arkeologjik në bodrumet e të cilit qëndrojnë mbi 20 mijë objekte i drejton një apel qeverisë të financojë me fonde këtë pasuri të madhe ndërsa kërkon Piramidën si një nga objektete më të përshtatshme për tu kthyer në një Muze Arkeologjik. Ndërkohë ekspertët duket se kanë gjetur disa vendbanime të rëndësishem në liqenin e Prespës.
Këto që po shihni nuk janë objekte arkeologjike të ekspozuar në një muze ku cdokush mund të shkojë për të shuar kureshtjen për periudhën antike apo edhe për të dhënat, mënyrën si kanë jetuar në kohën e mretërisë ilire. Mbi 20 mijë objekte qëndrojnë në një tunel në Insituttin e Arkeologjik. Një ambient që edhe pse i përshtatur duket se nuk i përmbush të gjitha parametrat për t i ruajtur këto objekte të padëmtuara. Kreu i Insitutit të Arkeologjisë ka një apel të përsëritur jo vetëm për më shumë fonde por për një laborator të mirëfilltë për përpunimin e objekteve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zbulimet-arkeologjike-mbi-100-mije-objekte-presin-nje-muze-per-ekspozim/

Free Traffic Exchange