Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, thotë se edhe sikur edhe sikur gjatë vitit pasardhës të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri, shoqëria ka marrë goditje shumë të rënda.
Pjesë nga deklarata:
Kikia: Gjithë kjo sasi droge që u kap apo kultivua nuk mund të quhet epokë e mbyllur. Edhe sikur gjatë vitit pasardhës të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri, shoqëria ka marrë goditje shumë të rënda, si në aspektin ekonomik dhe në atë social. Është kriminalizu financiarisht dhe nuk dihet se sa do të shpërlahet, është infektuar organikisht dhe nuk dihet. Unë them se do t?ia dalë. Por nuk është ky suksesi.
Sot kemi një shoqëri në degradim. Nëse ne arrijmë të shkulim fizikisht kanabisin, nuk mund të shkulim fenomenin nga shoqëria. Mos harro se kemi moshën më të ulët në Evropë për përdorimin e drogës. Është një situatë totalisht jashtë kontrollit. Përdorimi i drogës ka mbërritur deri në shkollat e ciklit tetëvjeçar. Nëse jemi në një krizë të përgjithshme shoqërore, nuk më duhen strategjitë e mëdha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kikia-shoqeria-ka-pesuar-goditje-te-renda-nga-kanabisi/