Ora News – Vendimet e para: Ndahen godinat e vettingut, 2018 viti i Skëndërbeut

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Menjëherë pas betimit në Presidencë, mesazhi i parë që kryeministri Rama u dha Ministrave të tij, është respektimi i rregullave, duke mbajtur në pritje për disa sekonda të semaforit jeshil për të shkuar në Kryeministri.
Kryeministri nuk mbajti një fjalim pas marrjes së detyrës, siç bëri 4 vite më parë, por nuk humbi aspak kohë për të bërë mbledhjen e parë të qeverisë për këtë mandat të ri.
Vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja zyrtarisht e vitit 2018 si viti i Skënderbeut si dhe krijimi i komisionit shtetëror që do të organizojë veprimtaritë në kuadër të këtij viti.
Në Vendimet e para të qeverisë janë përcaktimi i përgjegjësive për dikasteret e reja ministrore si dhe kompetencat e tyre.
Qeveria gjithashtu vendosi miratimin e një fondi ndihme për Shtetet e bashkuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore nga uraganet.
Shtesa për përcaktimin e formës, elementëve përbërës si dhe afati i përdorimit të dokumenteve bazë që lëshohen nga gjendja civile.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimet-e-para-ndahen-godinat-e-vettingut-2018-viti-i-skenderbeut/

Free Traffic Exchange