TIRANE - Qeveria e re "Rama 2" ka marrë zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë gjatë një ceremonie të veçantë pasditen e kësaj të mërkure, ku mori pjesë dhe presidenti Ilir Meta.
Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas me leximin e emrave të kabinetit të ri.
I pari që u betua se "do zbatojë Kushtetutën në interes të qytetarëve dhe vendit", ishte kryeministri Edi Rama i cili më pas shtrëngoi duart me Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili i dorëzoi dekretin.
Më pas u betuan në radhë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.