Report TV - Elbasan, abuzoi me 13-vjeçaren kapet i dënuari me 4.8 vite burg

2018-05-02 0

Ka përfunduar sot në prangat e policisë një 24-vjeçar i cili ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit për përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Bëhet fjalë për shtetasin S.B, i cili u arrestua sot nga Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 08 Korrik të vitit të shkuar, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur? parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.