Rreth 350 nxënës të shkollës së mesme ?Perikli Ikonomi? në Fier kanë protestuar këtë mëngjes para godinës së drejtorisë arsimore.
Shkak për protestën është bërë mungesa e bankave dhe karrikeve në klasat ku ata zhvillojnë mësimin.
Nxënësit pasi kanë parë një indiferencë nga ana e stafit pedagogjik të shkollës i janë drejtuara Drejtorisë Arsimore në Fier.
?Jemi nga shkolla?Perikli Ikonomi?, vitin e kaluar e bëmë mësimin në një shkollë 9-vjeçare pasi shkolla jonë po rikonstruktohej, por kur shkuam këtë vit shkolla ishte pa banka pa karike, mësimi bëhet në mënyrë skandaloze, ulemi mbi banka. Nuk e di se çfar po ndodh në shkollë, por nuk ka kushtet e përshtatshme për të mësuar?, shprehen nxënësit.