Ora News – Betohet qeveria “Rama 2”, ceremonia në Presidencë

2018-05-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të gjithë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Pas himnit të flamurit, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës ka deklaruar se betimi hyn menjëherë në fuqi, ndërsa pas kësaj, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar formulën e betimit, i ndjekur nga edhe nga ministrat.
Në fjalën e mbajtur për rastin, Presidenti Meta vuri theksin se zbatimi sa më i shpejtë i reformës në drejtësi dhe bashkëpunimin e ngushtë midis mazhorancës dhe opozitës për reformat kyçe.
Meta: Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, Parlamenti i ri, mazhoranca dhe opozita përgjegjësi më të mëdha për sfidat që kemi më përpara.
Si president i Republikës, dua të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme për përshpejtimin e reformës madhore në drejtësi, në mënyrë që të krijohet sa më shpejt institucionet e reja në drejtësi, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Integrimi evropian është aspiratë kombëtare, ndaj besoj që mazhoranca dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe për përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Dua t?ju uroj suksese në përmbushjen e përgjegjësive që ka qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me sigurinë kombëtare, luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe rreziqeve që vijnë nga jashtë.
Modernizimi i Forcave të Armatosura, janë domosdoshmëri që do të rrisin më tej standardet e sigurisë kombëtare por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s. Roli i Shqipërisë është kyç. Besoj që qeveria e re do të punojë fuqishëm për bashkëpunimin e mëtejshëm me fqinjët.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Dua të përgëzoj nismën tuaj. Heroi është simbol i unitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-mberrin-ne-presidence-zbardhet-axhenda-e-mbledhjes-se-qeverise/

Free Traffic Exchange