Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sapo ka lënë shtëpinë e një familje të ngujuar në Postribë. Pjesëtarët e saj nuk i duan kamerat dhe kërkojnë të lihen në hallin e tyre, që siç tregojnë, prej vitesh i shoqeron ditën dhe natën, pa patur përkrahjen e askujt.
Mësuesja Liljana Luani, e cila prej vitesh i është përkushtuar dhënies mësim në familjet me probleme gjakmarrje, këtë radhë mbi supe ka marrë një tjetër sfidë.
E mbështetur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ajo po nxjerr të dhënat nga 6 qarqe mbi numrin e saktë të familjeve të ngujuara dhe sa fëmijë janë të privuar nga ndjekja e shkollës.
Liljana Luani: ?Statistikat e plota që deri më sot kanë munguar. Kam përfunduar me qarkun e Kukësit. Në qarkun e Lezhës nuk kishte asnjë fëmijë të ngujuar. Familje kishte goxha të ngujuara por ishte bërë rregull që fëmijët të mos ngujohen. Në Tropojë kam gjetur 3- 4 fëmijë që shkonin në shkollë jo rregullisht dhe niveli i tyre arsimor linte shumë për të dëshiruar. Tani kam qarkun e Shkodrës. Në fund do t?ia dorëzoj statistikat ministrisë së Arsimit.
Unë do shkoj ku ka fëmijë me problematikë gjakmarrjen. Të bëj studimin e nivelit arsimor dhe psiko social të tyre në 6 qarqe të vendit dhe statistikat do i dorëzohen ministrisë së Arsimit. Do shikohet realiteti.
Mësuese Liljana kërkon që institucionet të mos e fshehin këtë realitet, pasi në këtë formë thotë ajo nuk kontribuojnë në zgjidhje.
Lljana Luani: E mirë është që statistikat të thuhen të sakta, sepse nuk i shërbejnë askujt, duke e mbuluar apo zmadhuar fenomenin. Realiteti ndikon në zbutjen e këtij fenomeni.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtepi-me-shtepi-per-regjistrimin-e-femijeve-te-ngujuar/