Deputetë për herë të parë, fjalimet që shkaktuan të qeshura - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti votoi qeverinë, por shumë pak u pa nga fjalimet e deputetëve më të rinj, si në moshë, ashtu edhe në eksperiencë. Të majtë e të djathtë ndoqën linjën politike, kush e godiste e kush e lavdëronte programin politik. Deputeti demokrat Agron Shehaj, foli se përse shqiptarët po largohen nga vendi. Artikulim i cili shkaktoi të qeshura në sallë.Fjalim i cili u komentua me shpoti nga socialistja Ermonela Felaj.Por pati edhe moment nervozizmi, si në rastin e demokratit Salianji.Si për herë të parë në foltoren e Kuvendit, Zv/kryeministrja Mesi nuk mundi të çlirohej nga emocionet.I çliruar nga emocionet, Romeo Gurakuqi zgjodhi të fliste me fjalë të mëdha, të përshtatshme ndoshta për auditorët e universiteteve.Të shumta ishin fjalimet e deputetëve të rinj, të cilave nuk iu dha vëmendja e duhur.Asnjë deputet nuk duartrokiti fjalimin e kundërshtarit politik. Përjashtim i cili iu bë vetëm Rudina Hajdarit, të bijës së themeluesit të PD-së Azem Hajdari.