http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 22 orë debati të gjatë, Parlamenti votoi kabinetin e ri qeveritar.Votimi u parapri nga përplasja mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha. Ndërsa shefi i mazhorancës përsëriti gatishmërinë për dialog me opozitën, lideri i opozitës e refuzoi atë.Imazhi i Shqipërisë në kancelaritë ndërkombëtare, ishte një nga çështjet ku Rama e Basha u përballën.Kryeministri nuk hezitoi të akuzonte opozitën se në debatin politik për programin e qeverisë nuk ofroi asnjë alternativë.Ndërkohë që Basha, përsëriti akuzat për lidhje të qeverisë me krimin.Rama i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar parlamenti.Por, një përgjigje kryeministri e kishte rezervuar edhe për të LSI-në.Debati per programin e qeverise përfshiu ne diskutime 118 deputete nga te gjitha forcat parlamentare.