Pas një ditë dhe nate të gjatë seancë maratonë diskutimesh më në fund rreth orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës Kuvendi miratoi kabinetin e qeverisë 'Rama 2' dhe programin politik.
Programi dhe qeveria u votuan në paketë. Në votim morën pjesë 129 deputetë, programi dhe qeveria e re u miratuan nga Kuvendi me 78 vota pro dhe 51 kundër, ndërsa 7 nuk morën pjesë nga opozita.
PDIU dhe Doshi pro qeverisë ?Rama 2?, nuk ka rrjedhje nga PD
Përpos 74 votave që ka grupi i PS, pro qeverisë dhe programit të ?Rama 2? votuan edhe 3 deputetët e PDIU dhe Tom Doshi nga PSD, ndërsa këtë herë nuk ka pasur rrjedhje nga PD.
PD dhe LSI kundërshtuan programin politik të qeverisë ?Rama 2? duke votuar kundër.
Këtë herë ndryshe nga votimi për Ruçin nuk ka pasur rrjedhje nga e djathta.
Sot betimi i qeverisë së re dhe mbledhja e parë
Pas votimit në Kuvend, qeveria e re pritet që të betohet sot në 17:00 në Presidencë për të vijuar më pas me mbledhjen e parë zyrtare të kabinetit të ri.
Në mbledhje e parë, Rama ka paralajmëruar se do të marrë dy vendime; Shpalljen e ?Vitit të Skënderbeut? dhe vendimi i dytë për dhënien fund të burokracisë në administratë.
Përsa i përket seancës së radhës, Ruçi njoftoi se në orën 18:00 të së mërkurës do të mblidhen kryetarët e grupeve për të përcaktuar datën e ardhshme të seancës.