Aldo Morning Show/ U lidh me 70-vjeçarin, Bona: Nuk u be gjo, mashtrusi (13.09.17)

2018-05-02 0

Vetëm disa ditë më parë ?Aldo Morning Show?, bashkoi përmes telefonit Bonën nga Tirana 69 vjeç dhe Islamin nga Durrësi 70 vjeç.
Por, sot ka qenë sërish Bona e cila ka telefonuar dhe tha se ?nuk u bo gjë? teksa quajti ?mashtrus? Islamin.
69-vjeçarja rrëfeu se fillimisht kishin folur në telefon rreth një orë, por nuk I kishte pëlqyer.
?Nuk u bë gjo, mashtrusi. Unë kërkova atë Islamin. Më mori në telefon dhe më mbajti një orë, i thash më ra dera se s?më pëlqeu fare? tha Bona.
Sipas saj ata kishin lënë takim, por Islami nuk kishte shkuar.
?Më la një takim, jo dil këtu, jo aty, jam te taksia, jam te karburanti. Dhe unë ika, kur erdha në shpi më mori në telefon, i thash pse i bie telefonit, s?ke turp dhe ia mbylla. Ishte vërdall dhe nuk doli. Ma mbylli dhe telefonin. Unë them që s?jam ngatërruar me të për vendndodhjen? shtoi më tej 69-vjeçarja.

Free Traffic Exchange