Report TV - Skandali tek 'Marubi', Kumbaro për Report Tv:Po e shqyrtojme rastin

2018-05-02 1

Megjithëse Report TV publikoi të henën, fotot e skandalit në Muzeun Marubi në Shkodër i përdorur për festë private nga drejtori këtij institucioni, ende nuk ka një veprim konkret ndëshkues nga Ministria e Kulturës.

Report TV për këtë skandal pyeti ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

"Nuk ka patur leje nga nga ministria. Po merren masat proceduriale për ta ndjekur më tej" shprehet Kumbaro

Mbetet e paqartë se përse i duhet edhe më shumë kohë kësaj ministije për të ndërmarrë veprime konkrete për këtë skandal në Muzeun Marubi.

Ndërtimi këtij muzeu i ka kushtuar 700.000 euro takspaguesve shqiptarë.

Nga fotot e siguruara prej Report TV tregohet se ambientet e këtij muzeu janë përdorur për një festë për nder të mikeshës së drejtorit t Kristi Kola e cila aktualisht është anëtare e këshillit bashkiak.

Free Traffic Exchange