Report TV - Festohet 25-vjetori i marrëdhënieve Zvicër-Shqipëri, kujtime e ekspozita

2018-05-02 2

Në pasditen e 12 shtatorit në qendrën COD në Kryeministri është festuar 25-vjetori i Prezencës dhe Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.

Christoph Graf, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri çeli aktivitetin dhe theksoi se ekzistojnë lidhjet të forta midis Zvicrës e Shqipërisë pas tranzicionit postkomunist. ?Zvicra vazhdon ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian? tha Graf.

Të pranishëm në këtë festën e 25-vjetorit ishin edhe dy ish Ambasadorë të mëhershëm të Zvicrës, të cilët sollën kujtimet e tyre dhe përvojat e bashkëpunimit me misionin e zhvillimit te ekonomisë dhe turizmit, siç janë kontributi për projektin e hidrocentralit të Fierzës dhe bashkëpunimin për ta kthyer Komanin në një qendër të zhvilluar turistike, e më gjerë.

Pra, Christian Schmed, Zv. Shef i Misionit në Shqipëri 1992-1997 dhe Francis Cousin, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri 2000-2002 sollën në kujtesë disa nga këto projekte dhe emocionet që kanë përjetuar me miqtë shqiptarë. Veprimtaria kaloi me diskutime rreth bashkëpunimit në një panel më Ministren e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni, Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së, Brian Williams e më gjerë.

Free Traffic Exchange