Report TV - Tahiri sulmon drejtësinë: Lejoi në Kuvend Bashën dhe Mediun

2018-05-02 0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu rikthye nga foltorja e Kuvendit 21 janarit të 6 viteve më parë.

Tahiri akuzoi drejtësinë se ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament, ndërsa solli në vëmendje 21 janarin dhe katër viktimat e shkaktuara nga plumbat e Gardës së Republikës.

Tahiri iu drejtua deputetëve të Kuvendit sesi mundet që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ai i republikanëve, Fatmir Mediu janë sot në Parlament, i pari i akuzuar për 21 janarin dhe i dyti për shpërthimin e Gërdecit në 15 mars të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona.

Në këtë moment, ish-ministri i Brendshëm ishte dukshëm mjaft i prekur kur përmendi emrat e katër viktimave të 21 janarit 2011.

?Politiken njerëzit në këtë vend e shohin me përçmim. Në çdo seancë hedhim baltë ndaj njërit-tjetrin. Kemi pasur edhe aleatë. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që shqiptarët kanë për politikë.