Ora News – Mediu: Ka nisur bisedimet për një grup parlamentar jashtë PD-së

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka pranuar se kanë nisur bisedimet për krijimin e një grupi parlamentar jashtë Partisë Demokratike.
Në një interviste për Ora News ai nënvizon se kjo bëhet për të pasur një alternim mendimesh por nuk është ndarje e pozitës. Tashmë bisedimet me selinë blu i kanë nisur dhe Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.
Mediu: Ne kemi pasur edhe në legjislaturën e kaluar, edhe në marrëveshjen parazgjedhore me PD-në për të pasur një grup republikan për të alternuar politikat e opozitës siç kemi bërë edhe në Parlamentet e kaluara. PR ka pasur historikisht grupin e saj parlamentar. Pa dyshim, nuk dua të hyj në diskutime të tjera është e nevojshme për më shumë alternim të opozitës.
Megjithatë, Mediu shton se për të krijuar grupin parlamentar do të kërkohet huazimi i deputetëve të Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-ka-nisur-bisedimet-per-nje-grup-parlamentar-jashte-pd-se/

Free Traffic Exchange