Vila, vetura luksoze, apartamente, dyqane dhe pasuri të tjera, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale, janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit të koduar ?Vjeshtë 2017?.
Janë 9 njësi tregëtare, 8 banesa me sipërfaqe totale 678 m2, një 1 vilë trikatëshe dhe 15 automjete luksoze me vlera monetare të konsiderueshme që nuk kanë arritur të justifikohen nga poseduesit.
Sekuestrimet janë kryer në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat, për gjatë dy javëve të fundit. Sipas planit operacional, të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, duhej të kryenin kontrolle dhe të identifikonin persona apo grupe personash pjesë e lidhjeve kriminale të cilët posedojnë pasuri të pajustifikuara.
Në fillim të Shtatorit, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, njoftoi nisjen e operacionit, ndërsa tha se edhe vlerësimi i punonjësve të policisë do t?i referohej rezultateve në këtë operacion. Dosjet u janë referuar prokurorive në rrethe dhe asaj të Krimeve të Rënda në Tiranë.
Tv Klan