Report TV - Rama vendos kufjet kur merr fjalën Kryemadhi

2018-05-02 0

Kryeministri Edi Rama dhe liderja e opozitës Monika Kryemadhi duket se do të kenë një vjeshtë politike të mbushur jo vetëm me batuta, kundërshti, por edhe gjeste që tregojnë se klima e "qetësisë dhe dashurisë" për ta i përket të shkuarës.

Gjesti i parë i kësaj ftohje të madhe u pa sot gjatë seancës së Kuvendit. I pranishëm në seancë, kryeministri Edi Rama ka vënë kufjet teksa Kryemadhi ka marrë fjalën në foltore.

Siç duket edhe nga pamjet, Rama vendos kufjet menjëherë sapo Kryemadhi nis fjalimin. Ky veprim i kryeministrit lë të kuptohet se ai nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryetares së LSI, e cila akuzoi qeverinë se erdhi në pushtet me vota të blera.

Free Traffic Exchange