Ora News – Hodhi gruan nga dritarja, kërkohet burgim i përjetshëm për Ferdinand Rukaj

2018-05-02 11

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ferdinand Rukaj, i cili vrau gruan e tij, Liljana Rukaj duke e hedhur nga dritarja.
Por i pandehuri perfiton nga gjykimi i shkurtuar pasi ka pranuar akuzën dhe rrjedhimisht mund të dënohet me 35 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në 3 dhjetor 2016 në lagjen ?Kryengritja të Fierit?, në qyetin e Fierit.
52-vjeçari pas një debati e kishte zhveshur viktimën dhe e kishte futur në banjo, ku dhe kishte ushtruar dhunë makabre.
Më pas e ka shtyrë nga dritarja e katit të katërt të apartamentit.
42-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve ka gjetur vdekjen pak minuta pasi është nisur drejt spitalit rajonal të Fierit.
Dhuna ndaj 42 vjecares kishte qënë sistematike.
Vetëm një muaj para se të gjente vdekjen tragjike nga bashkëshorti i saj Liljana Rukaj ishte dhunuar sërish.
Më 4 nëntor kishte qenë rasti i fundit i dhunës për të cilën ajo kishte kërkuar ndihmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hodhi-gruan-nga-dritarja-kerkohet-burgim-i-perjetshem-per-ferdinand-rukaj/