Ora News – Burim të dyshimtë kriminal, sekuestrohen vila, njësi tregtare dhe automjete

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka avancuar aksionin e saj për konfiskimin e pasurive me burim të dyshimtë kriminal. Pas mjeteve luksoze, policia ka sekuestruar njësi tregtare, vila dhe apartamente.
Strukturat vendore të Policisë në Drejtoritë e Policive Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat kanë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal ne fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Policia thotë se ? këto pasuri janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre?.
Më konktretisht bëhet fjalë për 9 njësi tregëtare, 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2, 1 vilë trekatëshe, 15 automjete luksoze me vlera monetare të konsiderueshme.
Nga ana e bluve vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burim-te-dyshimte-kriminal-sekuestrohen-vila-njesi-tregtare-dhe-automjete/