Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Ylvi Beqajt një tjetër dëshmitar merret në mbrojtje në procesin ndaj Emiljano Shullazit. Besnik Musai ish shoferi i Ylvi Beqajt tha në seancë se ishte kërcënuar dy ditë më parë për të mos dëshmuar nga dy persona, të cilët i kishin shkuar në banesë dhe kishin kontaktuar të ëmën. Musai përforcoi në gjykate deklarimet e bera nga Ylvi Beqaj
Një tjetër dëshmitar është marrë në mbrojtje në lidhje me çështjen ?Shullazi?. Në gjykatën e Krimeve të Rënda këtë herë është paraqitur Besnik Musai ish-shofer i biznesmenit Ylvi Beqja.
Musai erdhi i shoqëruar me efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët qëndruan përgjatë gjithë kohës , ku ai dëshmoi kundër grupit kriminal të akuzuar për një sërë ngjarjesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Dëshmitari tha para gjykatës se vetëm para dy ditësh në familjen e tij, e cila banon në Durrës dy persona kishin kërcënuar të ëmën, duke i thënë se nëse paraqitej në gjyq kundër Shullazit do të kishte pasoja.
Për këtë ngjarje dëshmitari kishte vënë në dijeni policinë dhe prokurorinë, të cilat kishin afruar mbrojtje për të dhe familjen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shullazi-deshmitari-jam-kercenuar-para-dy-ditesh/