Debat për programin në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne foltoren e kuvendit u ngjiten njeri pas tjetrit ministrat e kabinetit Rama per te sqaruar vizionin per Shqipërinë e 4 viteve te ardhshme; ministri Ahmetaj listoi nder prioritetet fazën e re te aksionit kundër informalitetit, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj nënvizoi suksesin e luftës kundër kultivimit te drogës, duke premtuar goditjen e trafikanteve dhe ministri per diasporën Majko premtoi te drejtën e votës per emigrantet.Xhafaj i cili prej muajsh ka qene politikani me i sulmuar nga opozita, ka sqaruar edhe akuzat ne raport me vëllain e tij si trafikant droge, duke i kujtuar PD se prej majit është ne qeveri e mund t?i faktonte akuzat.Por pavarësisht sqarimeve te Xhafajt e premtimeve te tij per lufte kundër drogës, ish -kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk e ka seriozisht ketë betejë.?Tunelet e ushtrisë e depot e rezervave janë me droge per t?u shitur, nuk është mbjelle sa vjet se nuk ka shitur, Po lufton drogën ti, po ti je njeriu qe arrestove 22 mije vete per energjinë, ti s?ke arrestuar as 5 veta per drogën.?Kjo seance shënoi edhe rastin e pare te respektimit te rregullores. Kryeparlamentari Ruci, ndryshe nga paraardhësi i tij nuk e lejoi ish-kryeministrin Berisha te fliste përtej kohës se parashikuar.