Gjatë seancës së paradites, një pjesë e ministrave i janë përgjigjur akuzave të opozitës duke u përqendruar të prioritet e programit për çdo njërin nga dikasteret që mbulojnë.
Por Fatmir Xhafa, që rikthehet në krye të Ministrisë së Brendshme pas eksperiencës 2 mujore ka gjetur rastin t'i japë një përgjigje dhe për akuzat personale në adresë të tij dhe familjarëve të tij.
"Unë jam në politikë prej rreth 20 vjetësh. Jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka bëj e sillem në raport me vendin tim, për interesat e vendit tim, me Kushtetutën dhe ligjet. Jam i gatshëm në çdo kohë të përballem me përgjegjësitë e mira. Nuk kam ndërmend të merrem me replikë për avazin tuaj të 15 viteve, avaz të cilin e përsërisni sa herë shtrëngoheni, e më sulmoni mua politikisht".
Arben Ahmetaj, Ministri i rikonfirmuar i Financës, që tashmë do të jetë dhe sektorin e ekonomisë shpjegon strategjinë për të rritur ekonominë dhe të ardhurat e vendit.
"Përmes zbatimit të plotë të këtij programi, ne synojmë një rritje ekonomike mesatare rreth 4.5 përqind për të arritur në rreth 5.5 e 6 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në fund të mandatit. Jam gati ta debatoj me secilin prej jush nga pozita dhe opozita, burimet e rritjes, kalkulimin e pse jo dhe ta përmirësojmë. Ndoshta ka shumë vend për ta përmirësua".
Për arsimin, një tjetër sektor ku në 4 vitet e shkuar Rama është akuzuar për abuzime si nga opozita, ashtu dhe ish aleatët në qeveri LSI, foli Ministrja Nikolla.
"Ne angazhohemi për të mësuar rritjen e pjesës publike të financimit të arsimit të lartë publik. Jemi të gatshëm të ndërmarrim iniciativat ligjore apo iniciativat e duhura që departamentet e universiteteve dhe studiuesit të jenë kontraktorët e parë të qeverisë, në studime dhe shërbime të caktuara".
Pandeli Majko, i ri për Disporën, artikulon premtimin kyç të qeverisë Rama në mandatin e 2, votën e emigrantëve.
Tv Klan