Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndoshta viti i Skënderbeut shpallur nga kryeministri Rama, do t?i vijë në ndihmë mirëmbajtjes së vendvarrimit të heroit tonë kombëtar në Lezhë, që aktualisht po degradon nga dita në ditë.
Çatia e memorialit është dëmtuar plotësisht dhe pikon në disa vende sa herë që ka reshje shiu duke krijuar lagështirë. Ndërsa muri i memorialit ka pësuar plasaritje në pjesen lindore. Alarmi për këtë situate është dhënë prej kohësh por nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Zyra e Trashëgimisë Kulturore thotë se shumë shpejt do të jetë gati projekti për rikonstruksionin dhe ndriçimin e memorialit, por problem mbetet financimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viti-i-skenderbeut-vendvarrimi-i-heroit-kombetar-drejt-degradimit/