Report TV - Pasuritë kriminale, sekuestrohen vila, biznese, banesa dhe makina

2018-05-02 1

Policia e Shtetit ka nisur aksionin për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal, sic është droga prostitucioni, apo krime të tjera.

Në ditët e para të operacionit ?Vjeshtë 2017?, Policia ka sekuestruar apartamente, biznese, vila si dhe makina.

Deri më tani janë bllokuar 8 apartamente me sipërfaqe 678 m2, si dhe një vilë trekatëshe. Gjithashtu 9 biznese janë vendosur nën sekuestro të përkohshme si dhe 15 makina me vlerë më të madhe se 1 milionë euro janë bllokuar.

Të gjitha këto pasuri janë gjetur në katër qarqe, duke filluar nga Tirana, Vlora, Lezha dhe Berati.

Për të gjitha këto raste, Policia thotë se ?Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme?.