Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lënë seancën për pak kohë për të drekuar me ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Donald Lu në një restorant pranë zonës së ish-Bllokut.
Takimi mes Bashës dhe ambasadorit të SHBA ka nisur rreth orës 13:00 dhe zgjati për rreth një orë, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë aktualiteti politik.
Report Tv siguroi pamjet ekskluzive nga dreka mes Bashës dhe ambasadorit amerikan në lokalin në ish-Bllok.
Në përfundim të drekës, ambasadori i SHBA dhe Basha nuk pranuan që të prononcohen për mediat.
Takimi u zhvillua në momentin që në Kuvend po zhvillohej debati mes qeverisë dhe opozitës për programin qeverisës të 4 viteve në vazhdim.