Report TV - Basha: Pakti i 18 majit ka vdekur 'Zgjedhorja' ose kryengritje

2018-05-02 0

Po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë seanca maratonë për diskutimin e programit qeverisës të ?Rama 2?. Pas seancës së djeshme ku Rama, iu përgjigj pyetjeve të LSI, sot ka qenë radha e PD.

Lulzim Basha ka mbajtur fjalim e parë në Kuvend si kryetar i opozitës shqiptare. Lideri demokrat deklaroi se marrëveshja e 18 majit ka vdekur, pasi Rama bleu votat në 25 qershor, ndërsa zgjedhja e Gramoz Ruçit e varrosi.

E ndërsa Rama dje shtriu dorën për bashkëpunim duke kërkuar nisjen e një dialogu pozitë-opozitë, Basha ishte mjaft i ashpër në fjalën e tij, pasi paralajmëroi protesta dhe kryengritje.

?Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishte vota e lirë, ndaj edhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshje. Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votës e vranë marrëveshjen.