Report Tv - Pasuritë kriminale, sekuestrohen vila, biznese, banesa dhe makina

2018-05-02 0

Në kuadër të operacionit për sekuestrimin e pasurive të vendosura nga burime të jashtëligjshme, policia e shtetit ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete në disa qyteteve në vend.

Në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat janë sekuestruar 9 njësi tregtare, 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2, 1 vilë tre-katshe dhe 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Operacioni për sekuestrimin e pasurive të vendosura me veprimtari të paligjshme, sipas policisë nisi pas zhdukjes së kultivimit të kanabisit.

Pasuritë kriminale llogariten deri në 50 milionë euro sipas një raporti pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme.